7.2 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Thaçi: Deklarata e 2 korrikut ’90, ngjarje me rëndësi juridike dhe politike

Hashim Thaci 2Shpallja e Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990 është ndër ngjarjet më të rëndësishme juridike dhe politike pas shpërbërjes së sistemit njëpartiak në Kosovën e fillim viteve të nëntëdhjeta.

”Delegatët e Kuvendit të Kosovës ndërmorën një akt të rëndësishëm, ku shprehej vullneti i popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi politike dhe juridike nga pushtimi jugosllav dhe serb njëkohësisht”, thuhet në një mesazh të kryeministrit.

Sipas tij, Deklarata Kushtetuese ishte akt i guximit qytetar dhe patriotik për kohën kur Kosova realisht nuk pranonte degradimin kushtetues, ndrydhjen e lirive dhe të drejtave si dhe mënjanimin e shqiptarëve nga jeta institucionale.

”Prej kohës së shpalljes së Deklaratës Kushtetues deri në çlirimin përfundimtar Kosova ka kaluar nëpër ngjarje të rëndësishme historike, gjithnjë duke pasur vizion lirinë dhe pavarësinë. Vullneti i qytetarëve të Kosovës më në fund u kurorëzua me lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, dhe sot Kosova është shtet demokratik dhe sovran i njohur ndërkombëtarisht nga më shumë se 100 shtete të botës”, thotë ai.

Ndërkaq në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij, Thaçi të gjithë delegatëve të gjallë u shpreh falënderim dhe mirënjohje të thellë, ndërsa për ata që kanë ndërruar jetë shpreh konsideratën më të lartë për kontributin e tyre historik.

Më Shumë

Raporti i Policisë – 2148 gjoba të shqiptuar, mbi 80 aksidente trafiku

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku. Në raport...

Punimet restauruese në Xhaminë Mesxhid në Prizren drejt përfundimit

Punimet restauruese në Xhaminë Mesxhid po i afrohen fazës përfundimtare dhe po realizohen me kujdes të shtuar profesional, duke respektuar vlerat autentike të këtij...

Lajmet e Fundit