15.9 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Thaçi dënon vrasjen e Elvisit dhe ngushëllon familjen Pista

Thaci-qeveriaKryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Pista, me rastin e vrasjes së kandidatit për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Elvis Pista.

“Me tronditje e hidhërim të thellë mësova për ndarjen e papritur e të parakohshme nga jeta të njeriut tuaj të shtrenjtë, që njëherazi ka qenë edhe bashkëpunëtor e mik imi, Elvisit.

Më lejoni që në emrin tim dhe të Qeverisë së Kosovës t’ju shpreh juve, të afërmve dhe miqve të tij, ngushëllimet më të sinqerta, si dhe solidaritetin dhe mbështetjen tonë më të madhe.

Në këto momente të rënda dëshiroj të ndaj me ju dhimbjen për humbjen e pazëvendësueshme të Elvisit, i cili do të mbetet në kujtesën tonë si një njeri i dashur, energjik dhe korrekt.

Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen jam vënë në kontakt me institucionet përgjegjëse. Ju siguroj që shteti është duke marrë të gjitha masat e duhura dhe do të bëj të gjitha përpjekjet e nevojshme që ta zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të vendos autorët e këtij akti barbar sa më shpejt para përgjegjësisë ligjore, që të marrin dënimin e merituar.

E dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vepër kriminale të shëmtuar, që ka tronditur mbarë vendin. Dhe, i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që kanë dijeni për rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë që të bashkëpunojnë pa humbur kohë me policinë dhe prokurorinë, në mënyrë që drejtësia të vihet sa më shpejt në vend”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Më Shumë

Rexhbeçaj pranë kthimit te Wolfsburgu

Tashmë është më se e sigurt se mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj do të largohet nga skuadra e Augsburgut në fund të këtij sezoni...

Driton Selmanaj reagon me një foto pasi u la jashtë Kryesisë së LDK-së

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka reaguar me një foto në Facebook pasi partia më e vjetër në vend nxori...

Lajmet e Fundit