7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Thaçi, deputetëve të PDK-së: Specialen, ose shkojmë në zgjedhje

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, në takimin e fundit të mbajtur këtë javë me grupin parlamentar të partisë së tij i ka kërcënuar deputetët se nëse javën e ardhshme nuk e votojnë Gjykatën Speciale, do t’i shkarkojë nga partia dhe njëkohësisht nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme në vjeshtë, nuk do t’i fusë në lista zgjedhore.

Kështu bëjnë të ditur për gazetën “Zëri” burime të pranishme në takimin e Thaçit me deputetët e PDK-së dhe zyrtarët e tjerë të lartë të partisë.

Sipas këtyre burimeve, Thaçi në takim është treguar shumë i ashpër me deputetët e tij, pasi që, zyrtarët e lartë ndërkombëtarë e kanë fajësuar pikërisht shefin e partisë më të madhe në vend për dështimin e Speciales në Kuvend, pasi që disa deputetë të PDK-së votuan kundër e disa tjerë abstenuan për themelimin e kësaj Gjykate.

“Asnjë deputet, që ka votuar fillimisht kundër Speciales, nuk iu kundërpërgjigj Thaçit derisa ky i fundit i kërcënoi me shkarkim nga partia dhe mosfutje në lista zgjedhore nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare”, bëri të ditur burimi. /Zëri/

Më Shumë

Bashkimi më i mirë se Ylli në Suharekë

Bashkimi ka shënuar një fitore të rëndësishme në xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Prizrenasit mposhtën Golden Eagle Yllin në derbin...

Hodaj kritikon standardet e dyfishta brenda LDK-së

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka reaguar me kritika ndaj disa strukturave të partisë, duke i cilësuar si...

Lajmet e Fundit