7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Thaçi fillon sot vizitën në Mal të Zi

Hashim Thaci14-24Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar sot vizitën e parë zyrtare në Mal të Zi, ku do të pritet nga përfaqësuesit me të lartë të këtij shteti.
Fillimisht, ai do të takohet me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm dhe Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Igor Lukshiq.

Më pas, zëvendëskryeministri Thaçi do të takohet edhe me kryeministrin, Milo Gjukanoviq, me presidentin Filip Vujanoviq si dhe me kryetarin e parlamentit, Ranko Krivokopiq.

Në këto takime do të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, shkëmbimin ekonomik, kulturor, për projekte të përbashkëta infrastrukturore, për bashkëpunimin rajonal dhe ndërtimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore.

Zëvendëskryeministri Thaçi gjatë qëndrimit në Podgoricë do të takohet gjithashtu me përfaqësuesit kryesore të bizneseve malazeze, ku do të kërkoi më shumë shkëmbim tregtar mes bizneseve kosovare dhe atyre të Malit të Zi.

Vizitën zyrtare ai do ta vijojë në Ulqin, ku në shenjë nderimi do të vendosë kurorë me lule në memorialin dedikuar të dëbuarve të luftës së Kosovës më 1999.

Ndërsa më vonë, zëvendëskryeministri Thaçi do të takohet me përfaqësuesit kryesorë politik shqiptarë, me të cilët do të bashkëbisedoj për gjendjen aktuale të shqiptarëve si dhe avancimin e drejtave të tyre në Mal të Zi. /Telegrafi/

Më Shumë

Malishevë: Arrestohet një person për sulm seksual

Një person është arrestuar nga policia në Malishevë. Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër. Rasti është raportuar të mërkuren, më 17 prill rreth...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu. Në orët...

Lajmet e Fundit