14.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Thaçi: I kam dëgjuar akuzat dhe i hedh poshtë të gjitha

sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke u paraqitur për herë të parë para Gjykatës Speciale.

Kur gjykatësi e ka pyetur nëse i ka kuptuar akuzat, ish-shefi politik i UÇK-së është përgjigjur shkurt, duke deklaruar pafajësinë.

“I dëgjova, i kam lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha”, ka deklaruar Thaçi, raporton Gazeta Express.

Një sekretar i Speciales i ka lexuar akuzat e rënda ndaj Thaçit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjykatësi Nicolas Guillou i ka thënë Thaçit paraprakisht se sot s’është koha që t’i kontestojë akuzat ndaj tij.

Të enjten e javës së kaluar, ish-presidenti Hashim Thaçi, bashkë me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe shefin e Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimn u nisën me një avion për në Dhomat e Specializuara në Hagë. Një ditë përpara, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ishte arrestuar dhe ishte dërguar për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, ka konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve. /GazetaExpress/

Nis seanca ndaj Thaçit në Hagë

Ish-presidenti Hashim Thaçi po bën paraqitjen e parë në Hagë

Ka nisur seanca e parë dëgjimore ndaj Presidentit Hashim Thaçi në Tribunalin Special.

Seanca  transmetohet live në faqen e Gazetës Express dhe në Televizionin 7. Po ashtu, seanca transmetohet edhe në dy faqet në Facebook.

Ish-Presidenti Thaci akuzohet për krime të luftës bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Më Shumë

Luizi dhe Kiara na prezantojnë me të bijën, Luna Mari Ejlli

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito një ditë më parë u bënë prindër për herë të parë. Ashtu siç e paralajmëruan dje, çifti sot doli...

S’ka fitues në klasiken evropiane, gjithçka vendoset në ‘Santiago Bernabeu’

Ka mbaruar pa fitues derbi i gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve mes Bayern Munichut dhe Real Madridit. Përballja ishte e zjarrtë nga minuta e parë,...

Lajmet e Fundit