Thaçi: Kosova nuk është e rrezikshme dhe Gjermania do t’i kthen imigrantët

thMinistri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në Gjermani ka mbajtur edhe një ligjëratë rreth politikës së jashtme të Kosovës në Këshillin për politikë të jashtme të Gjermanisë.

Thaçi ndër të tjera ka folur edhe për çështjet e migrimit, Gjykatës Speciale, pastaj luftimit të ekstremizmit të dhunshëm. Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se nuk do të ketë azil për ata që kërkojnë mbrojtje nga Kosova pasi që Kosova nuk është e rrezikshme.

“Shpjegova që kosovarët e duan Gjermaninë dhe qindra mijëra kanë edhe lidhje familjare në Gjermani. Kjo është një nga arsyet pse emigrantët ngashënjehen të kërkojnë azil të paligjshëm në Gjermani – duke shpresuar në rrjetin përkrahës familjar për integrim. Por integrim nuk do të ketë për ata që kërkojnë azil dhe mbrojtje nga Kosova. Kosova nuk është e rrezikshme dhe Gjermania do t’i kthen imigrantët.”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Zeri/

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Lajmet e Fundit