7.2 C
Prizren
E premte, 6 Dhjetor, 2024

Thaçi e Krasniqi s’kanë as raporte institucionale

Thaci dhe Jakup krasniqiPrej fundit të muajit nëntor të vitit 2012, kur ishin publikuar përgjimet e aferës “Pronto”, asnjë takim zyrtar s’ka ndodhur ndërmjet Kryeministrit Hashim Thaçit e Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. Pra, komunikimi mes Zyrës së Kryeministrit dhe Zyrës së Kryetarit të Kuvendit vazhdon të bëhet vetëm përmes letrave.

Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi kishin pasur raporte institucionale deri në momentin kur u publikuan përgjigjet e EULEX’it, ku Lideri i PDK’së i ishte drejtuar Kryeparlamentarit me nofkën “Jakupovfski”, derisa bashkëpunëtorëve të Fatmir Limajt si zagarë.

Prej asaj kohe, asnjë takim mes Thaçit si Kryeministër dhe Krasniqit si Kryetar Kuvendi s’ka ndodhur.

Kryeministri ka komunikuar vetëm përmes disa shkresave që ia ka dërguar si kërkesa për të raportuar në Kuvend.

Kështu, këta dy zyrtarë shtetëror raportet personale kanë ndikuar të mos kenë as raporte institucionale.

Thaçi, para se të dilte afera “Pronto”, i kishte raportuar Krasniqit sa herë kishte shkuar në Bruksel për t’u takuar me Kryeministrin e Serbisë.

Por, prej nëntorit të vitit 2012, Thaçi takohet vetëm me Presidenten Jahjaga dhe me liderët e partive opozitare.

Në zgjedhjet e fundit, Thaçi e Krasniqi ishin përplasur edhe me akuza edhe më të rënda se sa që ishin dalë në përgjigjet.

Krasniqi i ishte përgjigjur një akuza të Thaçit i cili kishte thënë në Drenas se “ai që ju quan juve hajna është kryehajn i Drenicës dhe i Kosovës”

Kryeparlamentari kishte thënë se Hashim Thaçi është mashtrues ordiner sepse është i lindur i tillë.

“Ai vazhdon të jetë mashtrues ordiner se atë karakter ka. Nuk ka faj se e ka humbur jo vetë Drenasin por edhe Drenicën. Drenicasit janë bujar, atë bujari kam trashëguar”, kishte thënë Krasniqi.

Më Shumë

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë moti kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa...

Edmond Tupja: Fjalët e pista mungojnë në fjalorin e Gjuhës Shqipe

“Profil” në ekranin e Euronews Albania ka sjellë, kohë më parë, historinë e jetës së Edmond Tupjës. Avangard, kritik, erudit dhe artist kështu mund të...

Lajmet e Fundit