6.6 C
Prizren
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Thaçi i përgjigjet Isa Mustafës: Pa ndryshime kushtetuese s’ka reformë

HashimThaci-IsaMustafaPërmes ndryshimeve kushtetuese për reformën zgjedhore, Kryeministri Thaçi po synon të përmbushë edhe premtimin dhënë pakicave për vazhdimin e mandateve të rezervuara në Kuvend. Por, kundër ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimit të mandateve të rezervuara ka dalë Lideri i partisë më të madhe në opozitë, LDK’së, Isa Mustafa.Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi i është përgjigjur Kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se reforma zgjedhore duhet të përfundojë pa e prekur Kushtetutën.

Por, Thaçi ka thënë se pa ndryshimin e Kushtetutës s’mund të ketë reformë zgjedhore.

“Pa ndryshime kushtetuese nuk mund të ketë reformë të mirëfilltë zgjedhore”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Një natë më parë, Lideri i LDK’së, Isa Mustafa tha se reforma zgjedhore duhet të përfundojë por pa e prekur Kushtetutën.

Nëse bëhen ndryshimet kushtetuese, atëherë do të duhen edhe votat e deputetëve minoritarë, të cilët po kërkojnë vazhdimin e vendeve të rezervuara në Kuvend edhe për të paktën një mandat.

Sidoqoftë, Thaçi bashkë me Mustafën, Pacollin dhe AAK’në u patën premtuar pakicave vazhdimin e vendeve të rezervuara nëse ata përkrahin përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur.

Megjithëkëtë, Kryeministri Thaçi i ka ftuar për unitet të gjitha partitë politike për t’i çuar përpara reformën zgjedhore.

“Vetëm bashkarisht mund ta bejmë këtë reformë. Reforma zgjedhore është në interes të shtetit dhe të gjitha partive politike si dhe të gjithë shoqërisë kosovare. Në këtë proces ftoj shoqërinë civile, të gjitha personalitetet publike dhe mediat që ta japin kontributin e tyre, i cili është tejet i rëndësishëm”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Abdixhiku: Suhareka foli, i tha po ndryshimit që po troket në dyert e Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaron se Suhareka i tha “po” ndryshimit që po troket në dyert e Kosovës, pas tubimit që mbajti sonte...

Labinot Xhoxhaj kampion i Evropës në boks, ministri Çeku e uron për suksesin

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka përgëzuar boksierin Labinot Xhoxhaj për fitoren e titullit kampion i Evropës në kategorinë e rëndë...

Lajmet e Fundit