Thaçi: Për Gjykatën Speciale i kemi dy opsione

Thaci-qeveriaKryeministri i Kosovës Hashim Thaçi vlerëson se mund të jetë shkatërruese për Kosovën në rast se Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendos për themelimin e Tribunalit ose Gjykatës Speciale për krime lufte.
“Prandaj, këshilla dhe rekomandimi im është të votohet në Kuvendin e Kosovës kjo gjykatë, në mënyrë që të funksionojë nën juridiksionin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Thaçi për “Epokën e Re”.

Në këtë kontekst Thaçi ka deklaruar se Kosova duhet të lirohet nga kjo barrë e padrejtë.

Ndërkohë Thaçi është zotuar se do t’i implementoj të gjitha vendimet e marra së fundi të qeverisë.

Ai ka thënë se është për të ardhur keq që një pjesë e opozitës ka dalë kundër rritjes së pagave.

Kryetari i PDK-së është shprehur i bindur se fitorja e kësaj partie në zgjedhjet parlamentare do të jetë e sigurt, e thellë dhe bindëse.

Thaçi ka bërë me dije se në listën e PDK-së për deputetë nuk do të hyjë asnjë kandidat i cili është nën hetime për korrupsion apo krim të organizuar.

Më Shumë

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Lajmet e Fundit