Thaçi premton themelimin e Komunës edhe në Reçan

Hashim Thaci 2Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, premtoi formimin e Komunës edhe në Reçan. “Qeveria e Kosovës shumë shpejtë do të marrë vendim që të themelojë komunën edhe Reçan”, tha Thaçi. Ai tha se Kosova do të bëhet Zvicra e Ballkanit.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës, Fehmi Mujota dhe kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, kanë përuruar sot rrugën Prizren- Pousk. Ministri Mujota tha se asfaltimi i kësaj rruge nuk i gëzon vetëm boshnjakët e kësaj ane, por të gjithë qytetarët e Kosovës. “Asfaltimi i rrugës do të vazhdoj deri në Jaballanicë dhe Dragash, ndërsa Kosova do të lidhet edhe me Maqedonin”, tha Mujota.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, premtoi ndërkaq se Komuna e Prizrenit do të vazhdojë të investojë edhe në të ardhmën në këtë pjesë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit