15.3 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Thaçi: Rama duhet të shkojë në Beograd!

Thaci-Rama-lidhja e prizrenitKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përfaqëson një shtet anëtar të NATO-s që kurrë nuk do të lejojë rrezikimin e shqiptarëve në Ballkan, prandaj edhe nuk ka arsye të frikësohet nga dialogu dhe vizita tek fqinjët.

“Ballkani Perëndimor ka hyrë në fazën e pakthyeshme të integrimeve Euro-Atlantike, që qëllim parësor e kanë përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

Derisa ende dëgjojmë gjuhë të urrejtjes dhe provokime që vijnë nga hijet e të kaluarës së hidhur, progresi i arritur me Marrëveshjen e Brukselit ka mbyllur kapitullin e luftës dhe ndryshimit të kufijve.

Prandaj dialogu me fqinjë, mirëkuptimi për ballafaqim me trashëgiminë e të së kaluarës dhe fokusi i pandërprerë në plotësimin e kritereve Euro-Atlantike duhen të jenë shtylla kryesore të shteteve tona.

Kryeministri Edi Rama përfaqëson një shtet anëtar të NATO-s që kurrë nuk do të lejojë rrezikimin e shqiptarëve në Ballkan, prandaj edhe nuk ka arsye të frikësohet nga dialogu dhe vizita tek fqinjët.

Vizita në Beograd është e rëndësishme për Shqipërinë, Kosovën, Luginën e Preshevës dhe tërë rajonin.

Për më tepër, synimet tona afatgjata janë integrimet e shqiptarëve në familjen evropiane. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Më Shumë

Bashkimi kërkon fitore sonte në Rahovec 

Xhiroja e 23-të në elitën e basketbollit kosovar do të përmbyllet sonte me përballjen mes Rahovecit 029 dhe Bashkimit, që zhvillohet nga ora 19:30,...

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit