6 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Thaçi i sheh zgjedhjet si nevojë

zgjedhjet5Gjendja e krijuar në Kuvendin e Kosovës ku koalicioni qeverisës nuk i ka votat e mjaftueshme për të miratuar projektligje me rëndësi, ndërsa opozita është e pafuqishme për t’i siguruar 61 vota sa për ta rrëzuar Qeverinë, e ka krijuar një gjendje të re krize institucionale të cilën tash është i interesuar ta tejkalojë edhe vetë kryeministri Hashim Thaçi.

Krizat e tilla tejkalohen vetëm përmes zgjedhjeve, por të cilat janë ende larg sipas afatit kushtetues. Në këtë gjendje të krijuar, disa parti opozitare po kërkojnë zgjidhje nëpër ambasada të huaja në Prishtinë, e disa përmes letrave në Presidencë po synojnë të përshpejtojnë nisjen e bisedimeve për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare. I vetëdijshëm se nuk e ka fuqinë që e kishte në Kuvendin e Kosovës është edhe shefi i Qeverisë.

Ai, pas kthimit nga Brukseli pritet të fillojë menjëherë takimet me krerët e subjekteve politike parlamentare për të diskutuar për rrugëdaljen nga gjendja e tanishme ku institucioni më i lartë i vendit po mban seanca që nuk po prodhojnë kurrfarë rezultati të dobishëm as për Qeverinë e as për opozitën. Një zyrtar i lartë në Qeveri, i ka treguar Tribunës me kusht anonimiteti se kryeministri Thaçi do të konsultohet me krerët e partive me të cilët ka rënë dakord për itinerarin e reformës zgjedhore se kur do të ishte më së miri për të gjithë mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.

Më Shumë

Totaj priti zyrtarët e AKP-së, diskutojnë për menaxhimin e pronave dhe rritjen e efikasitetit në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur sot në takim pune zyrtarët e Agjencia Kosovare e Privatizimit, me të cilët ka diskutuar për koordinimin...

Modern Talking për herë të parë në Kosovë, Thomas Anders & Band do të performojnë në HardhFest

Në kuadër të edicionit të radhës, festivali Hardh Fest do të mirëpresë një nga emrat më të njohur të muzikës pop të viteve ’80....

Lajmet e Fundit