14.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Thaçi takohet me Erdoganin, e quan mikun më të madh të Kosovës

Thaci-Erdogan15-19Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri kosovar i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi ka njoftuar përmes Facebookut se sot është takuar me kryetarin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Në Facebook Thaçi Erdoganin e ka quajtur mik të madh të Kosovës dhe nga ai zëvendëskryeministri ka marrë premtim për ndihmë në njohje të reja të Kosovës dhe në zgjerim të investimeve turke në vendin tonë.

Thaçi ka shkruar:

“Dita e parë e vizitës sime në Turqi sapo u mbyll me një takim të ngrohtë me presidentin Rexhep Erdogan, i cili është njëri prej miqve më të mëdhenj të Kosovës. Më uroi për festën e pavarësisë dhe më përgëzoi për progresin e Kosovës në këto shtatë vite. Ai i kushtoi një vëmendje të veçantë procesit të njohjeve dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare duke konfirmuar se Turqia do të vazhdojë të luaj një rol aktiv në këto përpjekje. Në bisedë u ndalëm tek investimet turke në Kosovë ku z. Erdogan tha që ai do të nxis që volumi i investimeve dhe tregtisë të shtohet. Ndërkohë i theksova se diplomacinë ekonomike e kam prioritet, se biznesmenët turq janë të mirëpritur në vendin tonë dhe se unë personalisht do te angazhohem që të krijohen kushte sa më tërheqëse për biznesin”.

Më Shumë

Policia në Prizren gjobit motoristët kundërvajtës, sekuestrohen disa motoçikleta

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me datë 2 dhe 3 maj 2024 patrullat policore të policisë në kuadër të Njësisë Rajonale...

Totaj pret atletin e MMA-së nga Velezha, Gjoni Palokaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot atletin e MMA-së (Mixed Martial Arts) me prejardhje nga Velezha, Gjoni Palokaj. Palokaj aktualisht mban dy tituj...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit