14.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Lëvizjet e deputetëve, për interesa personale

Kuvendi i Kosoves14Partisë së Ramush Haradinajt, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), iu kanë larguar dy deputetë, Blerim Shala dhe Melihate Tërmkolli.

Monitoruesi i punës së Kuvendit të Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Driton Selmanaj, ka thënë të mërkurën se largimi i deputetëve nga njëri subjekt politik në subjektin tjetër ndikon në punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka thënë për “Epokën e re” se një deputet nuk mund të jetë shumë produktiv nëse është anëtar i dy apo më shumë komisioneve parlamentare.

“Këto lëvizje në ditët e para të punës së Kuvendit nuk shihen me sy të mirë dhe nuk duken si pozitive, megjithatë është vendim personal i deputetëve. Në aspektin e grupit parlamentar kjo paraqet vështirësi sepse një deputet është vështirë të jetë shumë produktiv në një komision parlamentar e leje më të jetë anëtar i dy apo tri komisioneve. Kjo do të thotë se janë joproduktivë në kryerjen e misionit të deputetit”, ka deklaruar Selmanaj, duke shtuar se këto lëvizje po bëhen për interesa personale të deputetëve.

“Lëvizjet e tilla, menjëherë pas fillimit të legjislaturës së re, po bëhen për kalkulime krejtësisht personale, pra për karrierë politike individuale. Pas një kohe të caktuar dikush nga deputetët edhe mund të mos pajtohet me qasjen e grupit të vet parlamentar, por jo qysh në fillim të legjislaturës. Këta deputetë e kanë shfrytëzuar petkun e subjektit politik vetëm sa për të marrë vota, më pas e kanë tradhtuar atë”, është shprehur ai.

Sipas Selmanajt, rastet e tilla dëshmojnë mungesën e integritetit të deputetëve.

“Fillimisht po keqpërdoret subjekti politik, pastaj po tradhtohet, sepse për një muaj apo dy nuk mund të ndryshojë subjekti politik. Nëse ata deputetë nuk u kanë besuar vlerave të AAK-së apo partive të tjera, pse kanë qëndruar aty deri tash? Por, krejt kjo është çështje e interesit personal. Po ashtu, kjo dëshmon mungesën e integritetit të vet deputetit”, ka vlerësuar Selmanaj.

Më Shumë

Gjithçka gati për festivalin tradicional folklorik “Hasi Jehon”

Me 2, 3 dhe 4 maj në Gjonaj të Hasit mbahet Festivali “Hasi Jehon”, edicioni i 35-të. Ansamble që kultivojnë folklorin burimor nga e...

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. “Temperaturat minimale...

Lajmet e Fundit