12 C
Prizren
E hënë, 17 Mars, 2025

Thaçi: Vendosëm themelet demokratike të shtetit

Thaci-qeveriaMe rastin e shënimit të gjashtëvjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka arritur të vendos themelet funksionale të shtetit demokratik në tërë territorin e saj.
Ai ka thënë se “sot u mbushën 6 vite nga miratimi i Kushtetutës së Republikës, është hartuar një nga Kushtetutat moderne përparimtare dhe akt që mbron vlerat demokratike. 6 vite më herët, më 9 prill Kuvendi miratoi Kushtetutën dhe shënohet si dita me e rëndësishme pas asaj të pavarësisë.. Qeveria ka arrit të vendos themelet e shtetit funksional demokratik ne tere territore e saj”.

Thaçi ka thënë se kanë arrit ta themelojnë administratën që kujdeset për shtetin dhe shteti të kujdeset për të.

“Si obligim i kapitullit të parë të Kushtetutës kemi arrit ta vendosim sovranitetin dhe integritetin territorial duke garantuar këtë sovranitet me policët tanë duke përfshi të gjithë kufijtë, duke përfshi edhe Jarinjën dhe Bërnjakun”, ka thënë ai.

Sipas Thaçit, pas një procesi të qartë është arrit të definohet sektori i sigurisë së Kosovës dhe është vendos që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Ai shprehu besimin se të enjten do të vendosen amendamentet, duke e zëvendësuar FSK-në me FAK-un. /

Më Shumë

Kurti mori pjesë në iftarin tradicional të shtruar nga shoqata ESNAF në Prizren

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në iftarin tradicional të shtruar nga shoqata ESNAF në Komunën e Prizrenit. Ai theksoi rëndësinë e muajit të Ramazanit, duke...

Kosova – Ukraina, lufta për fitoren vazhdon

Parketi do të digjet këtë të enjte! Dardanët e hendbollit zbresin në fushë për një duel të madh kundër Ukrainës, ku çdo top i...

Lajmet e Fundit