15.9 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Thyhen dy rekorde botërore në atletikë

E rrallë në atletikë, vendosen në pak minuta dy rekorde botërore. Në Valencia të Spanjës, janë thyer dy rekorde botërore, në garën e 5 mijë metrave për femra dhe 10 mijë metrave për meshkuj.

Në garën e 5 mijë metrave për femra, atletja etiopiane Letesenbet Gibay dha kohën 14’ 06” 65, duke përmirësuar kohën e mëparshme 14’ 11” 15, që ishte vendosur 22 vite më parë nga një tjetër atlete etiopiane, ikona Tirunesh Dibaba.

Ndërsa në garën e 10 mijë metrave për meshkuj, atleti nga Uganda, Joshua Cheptegei, regjistroi kohën 26’ 11” 02. Ai përmirësoi kohën e mëparshme 26’ 17” 53, që ishte vendosur 15 vite më parë nga etiopiani Kenenisa Bekele.

Më Shumë

Zafir Berisha uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka uruar besimtarët e fesë islame me rastin e festës së Fitër Bajramit. Ai bëri të ditur se sot,...

Moti sot me temperatura deri në 12 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë i vranët dhe intervale me diell.   Në njoftim thuhet se temperaturat...

Lajmet e Fundit