Dita historike

4 vite pas pranimit në UEFA dhe FIFA, Kosova ka mundësi të artë të sigurojë kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Më 20 nëntor të vitit 2018, me tre gola të Arbër Zenelit dhe një të Amir Rrahmanit, siguruam vendin e parë në grup në Ligën e Kombeve dhe pjesëmarrjen në play-off, ku fituesi mes 4 ekipeve siguron biletën e fundit për Evropian.

E paraparë të zhvillohej fillimisht në mars, ndeshja me Maqedoninë e Veriut u shtye dy herë për shkak të pandemisë COVID-19.

Por, përfundimisht kjo ndeshje historike do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45 në Shkup.

Ndonëse pa praninë e publikut, kjo ndeshje do të jetë shumë e zjarrtë. Me mungesat e mëdha të Amir Rrahmanit, Milot Rashicës e Vedat Muriqit, “Dardanët” do të tentojnë të shkruajnë historinë.

Fituesi i këtij takimi përballet më 12 nëntor me fituesin e takimit tjetër mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë. /Sinjali Sportiv/

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit