10 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Tifozët “Kuq e Zi” i shkruajnë letër publike RTSH-së për komentatorin, Grillo

Komentatori i RTSH-së, Kostandin Grillo, deklaroi në një emision sportiv se në këtë Kampionat Botëror do të bëjë tifo për Serbinë duke thënë se që prej fëmijërisë ka qenë tifoz i skuadrës serbe të Cervena Zvedzës. Por kjo deklaratë e pamatur e tij ka nxitur reagime të shumta në Kosovë dhe Shqipëri.Tifozët e Kombëtarës “Kuq e Zi” përmes një letre publike i janë drejtuar Radio Televizionit Shqiptar të cilit i kërkohet që t’i hiqet mundësia e komentimit të ndeshjeve të Kombëtares dhe jo vetëm, komentatorit Kosta Grillo pas kësaj deklarate kontroverze.

“Duke dënuar këto deklarata, sa kontradiktore aq edhe antikombëtare, njëkohësisht edhe aktivitetin e tij të hapur pro- serb dhe grek në rrjetet sociale, ku vazhdimisht shihet promovimi i interesave të këtyre dy shteteve, kërkojmë nga ju që në të ardhmen, komentatorit Kostandin Grillo t’i hiqet mundësia e komentimit të ndeshjeve së Kombëtares “Kuq e Zi” dhe jo vetëm.Kjo kërkesë bëhet duke marrë parasysh faktin që ai paguhet nga taksapaguesit shqiptarë për të komentuar ndeshjet sportive në një televizion publik”, thuhet në letren e TKZ-së.

Më Shumë

A do t’ia prishë Rahoveci ecurinë Trepçës këtë fundjavë?

Kampioni në fuqi dhe lideri Trepça këtë fundjavë i shkon Rahovecit në kërkim të fitores së 19-të me radhë. Rahovecasit mund të hyjnë të frymëzuar...

Bashkimi synon fitoren e radhës në Pejë

Bashkimi synon fitoren e radhës në transfertë ndaj Pejës, në ndeshjen që mbyll javën e 27-të të ProCredit Superligës. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Lajmet e Fundit