16.7 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Tony Adams pretendon se vetëm Messi është më i mirë se Saka momentalisht

Ish-lojtari i Arsenal-it, Tony Adams, ka bërë një pretendim shumë të guximshëm për yllin aktual të Gunners, Bukayo Saka, duke sugjeruar se ai është lojtari i dytë më i mirë në futbollin botëror për momentin.

Adams po shkruante në The Sun kur reagoi ndaj formës që Saka ka treguar për Arsenal-in këtë sezon, por edhe në pushimin e fundit ndërkombëtar për Anglinë. Ai shënoi një gol të shkëlqyer kundër Ukrainës për Tre Luanët.

“Nëse ka një lojtar më të mirë në futbollin botëror për momentin, dikush që shënon dhe asiston, i vetmi që mund të mendoj është Lionel Messi. Bukayo është absolutisht në zjarr dhe arsyeja pse Arsenal-i është në krye të tabelës”, shkroi Adams.

“Erling Haaland mund të jetë duke shënuar qindra gola për Manchester City-n dhe Marcus Rashford gjithashtu po kalon një sezon fenomenal për United.

“Por Bukayo është futbollisti më i mirë i vitit, sepse ai ishte lojtari më i mirë i Anglisë në Kupën e Botës dhe ai ka qenë lojtari më i mirë për skuadrën me tetë pikë përpara në krye të Ligës Premier”.

21-vjeçari me siguri është bërë hajmali i krahut të Mikel Artetës dhe është i dashuri i fansave duke qenë se është një fëmijë vendas.

“Hera e parë që e pashë ishte rreth pesë vjet më parë në një ndeshje të ekipit të të rinjve në Forest Green dhe menjëherë mund të them se ai ishte diçka e veçantë”, tha ai.

“E kontaktova menjëherë sepse doja të dija se kush po kujdesej për të, a kishte një familje të mirë dhe një agjent të mirë. Ai më tha: ‘Jam mirë, zoti Adams, familja ime është mirë, kjo është në rregull, unë flas me këtë person.’ E dija që atëherë ai do të bënte një rrugë të gjatë drejt suksesit”. Albanian Post

Më Shumë

Rrahu gruan para fëmijëve dhe u zhduk – në kërkim i dyshuari nga Llozica e Malishevës

Në fshatin Llozicë të komunës së Malishevës një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë fizike dhe psikike të përsëritur. Viktima është M.GJ, 27...

Haradinaj kujton komandant Drinin dhe të rënët e 8 majit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot komandant Ekrem Rexhën – Drini, një prej emrave më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si...

Lajmet e Fundit