6.7 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Totaj flet për mësimdhënësin që akuzohet për pedofili, tregon pse u ndje “dyfish keq”

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj tha në Frontal të T7 se ndjehet dyfish më keq – për shkak të pozitës – lidhur me rastin e mësimdhënësit 62-vjeçar i cili po mbahet në paraburgim me dyshime edhe për pedofili.

Totaj tha se organet e drejtësisë janë duke u marrë me rastin, i cili tha se “është për me të ardhë keq”.

“Edhe hiç pa qenë mësimdhënës është tragjike dhe për keqardhje,por kur është mësimdhënës, është edhe aq më keq”, tha ai.

Totaj tha se për këtë çështje ka diskutuar edhe me drejtoreshën e Arsimit në Komunën e Prizrenit, ndërsa tha se nuk kishin indikacione se një rast i tillë mund të ndodhte.

Pas këtij rasti, ai tha se “po punohet në sensibilizim që gjërat e tilla t’i parandalojmë”.

Megjithatë, Totaj theksoi se “është shumë e vështirë me i detektu ato”.

Ndiqeni këtu emisionin Frontal.

Më Shumë

Operacion antidrogë në Suharekë, arrestohen dy persona

Një aksion antidrogë i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e drogës dhe armëve. Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti...

Korisha përkujton 27-vjetorin e Betejës së Kabashit

Sot u shënua 27-vjetori i Betejës së Kabashit, një nga betejat më heroike të UÇK, me një manifestim të organizuar ku morën pjesë veteranë,...

Lajmet e Fundit