15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Totaj: I kemi përmbushur rreth 50% të premtimeve që i kemi dhënë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj tha se nga 78 premtimet e dhëna në kohën e zgjedhjeve, ka përmbushur rreth 50 për qind të tyre.

Sipas tij, kjo është arritur ende pa u kaluar gjysma e mandatit.

“Për sa i përket numrit të premtimeve që ne i kemi dhënë, edhe përqindjes së përmbushjes së tyre, jemi diku rreth 50% për momentin…para se me ardh në gjysmë të mandatit”, deklaroi ai.

I pari i Prizrenit tregoi se ndër premtimet më serioze të cilat kanë bërë është shkarkimi i trafikut.

“Ju e dini se kemi pas një premtim shumë serioz për sa i përket debllokimit të një rruge së transitit në qytetin e Prizrenit. Unë kam pas premtuar që atë do ta realizojmë në vitin e parë, por ne e kemi realizuar në fillim të vitit të dytë. Është një rrugë e cila është e gjatë diku rreth 4 km”, shtoi ai.

Në zgjedhjet e nëntorit 2021 në Prizren, Totaj ka fituar me 51,01%. /Teve1.info/

Më Shumë

Ndahet nga jeta muzikanti prizrenas Florim Guhelli në moshën 58-vjeçare

Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare muzikanti prizrenas Florim Nijazi Guhelli, duke lënë pas një kontribut të çmuar në skenën muzikore vendore. I ndjeri...

Bashkimi dominon Pejën: 6 ndeshje, 6 fitore për portokallezinjtë

Bashkimi ka vazhduar dominimin e plotë ndaj Pejës në këtë edicion të ProCredit Superligës, duke regjistruar edhe fitoren e gjashtë në po aq përballje...

Lajmet e Fundit