Totaj i PDK’së: Jemi të parët në Prizren

Kandidati i PDK’së për kryetar të Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj thotë se PDK janë të parët në këtë komunë.
“E kam prit që do të jem i pari. Do të shkojmë në balotazh si duket me VV’në”, tha Totaj për Klan Kosovës.

“Jemi transparent për të bashkëpunuar me të gjithë, nuk kemi vija të kuqe për askënd’, theksoi ai.

Totaj u shpreh i bindur se do të dalin fitues në balotazh.

“Jam i sigurt që do të fitojë”, tha ai.

Ndërkohë po Totaj theksoi se PDK ka rritje të numrit të votuesve në këtë komunë.

“Kemi rritje në këto zgjedhje”, tha Totaj.

Sipas sondazhit të Klan Kosovës Totaj do të ballafaqohet në balotazh me kandidatin e VV’së Mytaher Haskuka.

Më Shumë

Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Tetë zyrtarë policorë janë dekoruar me "Medalje për Shpëtim Jete" nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shenjë nderimi për...

“Durmish Aslano” akuzon DKRS-në në Prizren për përjashtim të komunitetit rom nga granti komunal

Organizata joqeveritare “Durmish Aslano” ka reaguar publikisht ndaj listës preliminare të publikuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Prizrenit...

Lajmet e Fundit