10.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Totaj për VV-në e Prizrenit: Nuk e kam besuar që janë kaq të dobët

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se qeverisja lokale e VV-së në këtë komunë ka qenë shumë e dobët dhe dëshpëruese.

Ai ka thënë se asnjë prej probleme kryesore të qytetit nuk janë zgjedhur dhe kryetari Mytaher Haskuka as nuk është marrë me to.

“Shikoni po të kishin bërë ndonjë punë të mirë do ta kisha përmendur. Nuk jam person që nuk i them punët e mira të të tjerëve, përkundrazi. Por nuk ka asgjë që ja vlen të them këtu në emision. Nuk ka parkingje nëpër qytet. Kaos total me trafik”, tha ai.

“Nuk e kam besuar se janë kaq të dobët, kaq pa vizion dhe nuk janë as afër premtimeve megalomane që i kanë bërë. Ndryshim kanë sjellë, por ndryshim të keq. Do të koncentrohemi në kapacitet tona. Cka mund të ofrojmë më mirë në periudhën 4 vjecare”, shtoi Totaj.

Totaj pati edhe disa fjalë për kandidatin e LDK-së, Anton Quni.

“Shikoni e respektoj zotin Quni, është parti serioze. Nuk dua të jap komente. Por dua të promovojë vlerat tona dhe të PDK-së. Të shprehim vlerat tona. Misioni ynë, përmes vizionit, do të implementohen. Zotëri Quni është kandidat serioz”, tha ai. /Express/

Më Shumë

Roja lidhet për një pemë, 3 persona të armatosur futen në një kompani private në Rahovec

Një punëtor në një kompani private në Rahovec është lidhur për një peme në oborr, nga tre persona të cilët kishin hyrë për të...

Përvjetori i Adnan Abrashit| 12 vjet pa publicistin që nuk heshti kurrë përballë padrejtësive

Sot, më 3 nëntor, shënohen 12 vjet nga ndarja nga jeta e publicistit të njohur kosovar, Adnan Abrashi. Figura e tij mbetet e paharruar...

Lajmet e Fundit