7.3 C
Prizren
E hënë, 20 Tetor, 2025

Totaj vizitoi fabrikën “Happy Chicken” në Korishë: Një model i zhvillimit të qëndrueshëm

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me bashkëpunëtorë të tij nga niveli komunal, vizitoi të enjten fabrikën e përpunimit të mishit të pulës “Happy Chicken” në fshatin Korishë – një ndër bizneset më të suksesshme agro-ushqimore në Kosovë.

Mund të jetë një imazh i teksti

Ai  u njoh nga afër me proceset teknologjike, kushtet e punës dhe standardet higjieno-sanitare të fabrikës, të cilat i vlerësoi si shembull për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

“Fabrika ‘Happy Chicken’ përfaqëson një model të shkëlqyer të prodhimit modern dhe të përgjegjshëm. Është inkurajuese të shohësh standarde kaq të larta të higjienës dhe teknologji të avancuar në një ndërmarrje që kontribuon ndjeshëm në ekonominë lokale dhe kombëtare”, u shpreh Totaj.

Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm i fabrikës, Naim Ukaj, theksoi se kapaciteti ditor i përpunimit arrin rreth 100 mijë pula, ndërsa aktualisht mbulojnë mbi 50% të tregut kosovar me produkte të mishit të pulës.

“Jemi të përkushtuar për të ruajtur cilësinë, sigurinë ushqimore dhe rritjen e kapaciteteve tona. Objektivi ynë është jo vetëm mbulimi i tregut vendor, por edhe zgjerimi drejt tregjeve ndërkombëtare”, tha Ukaj.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Fabrika “Happy Chicken” është një ndër investimet më domethënëse në sektorin agro-industrial në rajon, dhe vlerësohet për ndikimin e saj në punësim dhe zhvillim rural. Vizita e autoriteteve komunale konfirmon përkushtimin për të mbështetur bizneset vendore që operojnë me standarde të larta profesionale.

Marketing

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?H ABI PLATINUM BANESA ME RERIDENCE PAP! ULILFL S'KE NEVOJE PER KEP?CE E KERR, VESH PAPUQET EDHE DEL. DESTINACIONET BRENDA MB: !...!!. ?? POLICIA 20 METRA SPITALI 50 METRA SHKOLLA 100 METRA ABI ÇARSHIA 200 METRA FURRA 10 METRA N? zemer të qytetit t? Prizrenit.?"?

Më Shumë

21 vjet nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

Sot mbushen 21 vjet kur 15 maturantë të shkollës së mesme “Abdyl Frashëri” nga Malisheva humbën jetën gjatë një ekskursioni në Shqipëri, shkruan KosovaPress. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Autobusi...

Infografika e D4D-së për Gorozhupin e Prizrenit: Sfida të mëdha, por potencial i lartë për zhvillim rural

Demokracia për Zhvillim (D4D) ka publikuar një infografikë për fshatin Gorozhup të Prizrenit, e cila paraqet sfidat aktuale me të cilat përballet komuniteti, por...

Lajmet e Fundit