Hajni me maskë sulmon pronarin e shtëpisë në Romajë të Hasit, i vjedh orën dhe unazën

Një rast grabitjeje ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një person i maskuar ka hyrë me forcë në një shtëpi dhe ka sulmuar fizikisht pronarin e saj.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në fshatin Romajë.

Viktima, S. D. rreth 67-vjeçar, ka deklaruar se pasi ishte futur në shtëpi kishte dëgjuar zhurmë dhe ishte ballafaquar me një person të panjohur, i cili kishte fytyrën e mbuluar me maskë.

 

 

Pas një përleshjeje fizike, i dyshuari ka arritur të largohet në drejtim të panjohur, duke i marrë viktimës një orë dore dhe një unazë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve dhe forenzika, ndërsa me urdhër të Prokurorit, rasti është cilësuar si “Grabitje”. Hetimet rajonale po merren me rastin, i cili mbetet nën hetim.

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Drejtoresha e Arsimit në Prizren ngushëllon familjen Shoshaj

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllime për familjen Shoshaj pas ndarjes nga jeta të Shefit të Arsimit, Elbasan...

Lajmet e Fundit