5.1 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Tragjedi futbolli – së paku tetë futbollistë vdesin në një aksident me autobus

Një aksident me autobus ka shkaktuar vdekjen e së paku tetë futbollistëve të skuadrës së divizionit të dytë në Guine, Etoile de Guinee, teksa 17 të tjerë janë lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në qytetin Mamou, rreth 250 kilometra larg kryeqytetit Conakry.Skuadra ishte rrugës drejt Kankanit, në atë që ishte paraparë të ishte ndeshja e parë e sezonit.

Detajet e aksidentit akoma s’janë publikuar, por, sipas raportimeve, në mesin e të lënduarve ka të tillë që janë në gjendje të rëndë.Incidenti i së enjtes shënon aksidentin e dytë fatal të një skuadre guinease në muajt e fundit.

Më 30 janar, tre persona kishin vdekur kur autobusi i skuadrës Wakriya ishte përfshirë në një aksident.

Më Shumë

Ylli i bashkohet Pejës në finale

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i Ligës Unike. Therandasit në gjysmëfinale fituan ndaj Besëlidhjes me rezultat 63:76. Të enjten do të zhvillohet ndeshja për...

27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc

Sot mbushen 27 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit. Gjatë luftës së vitit 1999...

Lajmet e Fundit