19 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025

Tragjedi në Athinë, 50 viktima nga zjarri

Ka arritur në përmasat e tragjedisë numri i të vdekurve nga zjarret që përfshinë rrethinat e periferisë së Athinës gjatë orëve të pasdites të së hënës.

Numri i viktimave ka shkuar të paktën 50. Vetëm në një vend pranë një restoranti në Mati të Atikës janë gjetur 26 trupa njerëzish të djegur, midis tyre edhe fëmijë, ndërsa 150 persona ndodhen në spital, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën, raporton Top Channel.

Spitalet e Athinës janë vënë në gjendje emergjence, ndërkohë që ambulancat vazhdojnë të dërgojnë të plagosur dhe trupa të viktimave.

Zëdhënësi i qeverisë deklaroi se po bëhet e pa mundura për vënien e situatës nën kontroll dhe evidentimin sa më të saktë të numrit të viktimave.

Më herët, roja bregdetare njoftoi se ka shpëtuar më tepër se 700 persona nga plazhet e zonës së Rafinës, ndërkohë që ende mbetet pa sqaruar numri i personave që tentuan t’iu shpëtojnë flakëve duke hyrë në ujë.

Gjatë orëve të natës në zonën Artemidhas u gjetën 4 persona të mbytur, ndërsa dëshmitarë okulare thanë se në ujë janë hedhur dhjetëra persona, fati i të cilëve është i pa ditur.

Qeveria deklaroi se do të vazhdojë operacionin për gjetjen e gjithë personave të zhdukur gjatë orëve të paradites.

Më Shumë

Nis operacioni i kërkim-shpëtimit në Kanionin e Mirushës, dyshohet se është lënduar një person

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit ka bërë të ditur se kanë nisur një operacioni shpëtimi në Kanionin e Mirushës. Sipas njoftimit të ShKShMK-së, bazuar në informacionet e...

75 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit