6.5 C
Prizren
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025

Transformuesi i njerëzve në vepra arti (Foto)

Njerez ne vepra arti1Në shikim të parë nuk vërehet asgjë më tepër sesa një pikturë e thjeshtë. Një papagall qëndron mbi trungun e një druri. Por, me një përpjekje të dytë, ndryshojnë hesapet. Aty nis të shpaloset një tjetër rrëfim.

Figura e papagallit del të jetë një modele e cila pozon për artistin Johannes Stötter. Por, fija mes realitetit dhe imagjinatës së artistit është e hollë. Trupi i pikturuar me mjeshtëri të përsosur, nuk dallon prej një papagalli të vërtetë.

Artisti do të kalonte javë të tëra duke u përpjekur ta transformojë trupin e modeles në shpezën shumëngjyrëshe. E rezultati është i mahnitshëm. Krahët e papagallit janë mishëruar në këmbët e modeles, derisa duart e saj të hapura kanë marrë formën e qafës dhe kokës së papagallit.

Ish – kampion i pikturave të trupit në botë, italiani frymëzohet në botën e natyrës. Kryeveprat e tij kanë bërë “kërdi” në gjithë botën. Rrugëtimi prej kampioni në këtë lloj arti jo fort të zakonshëm, ka nisur qysh në vitin 2000.

Një prej veprave që kishte bërë namin në mediet botërore më 2013 është bretkosa tropikale, e realizuar nëpërmjet trupave të pesë modeleve.

E gjithë kjo rrugë është shoqëruar edhe me rrëfime. Ato i rrëfen vetë Stötter, në një bisedë për ‘Kohën Ditore’.

Njerez ne vepra arti Njerez ne vepra arti2

Më Shumë

Selmanaj do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-deputeti dhe ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e garës për...

Finale historike për Kosovën: Islam Selmani synon titullin botëror në Kajro

Federata e Karatesë së Kosovës ka njoftuar se garuesi kosovar Islam Selmani nesër do të garojë në finalen e Kampionatit Botëror “Kajro 2025”, ku...

Lajmet e Fundit