5.2 C
Prizren
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025

‘Transparenca’ e shqetësuar për gjendjen e arsimit në Prizren

Forumi “Transparenca” me vëmendje dhe shqetësim ka ndjekur zhvillimet e fundit në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prizren, të cilat pothuajse kanë karakterizuar këtë vit, ndërsa tashmë janë përcjellë edhe me arrestime, burgosje, lirim dhe zëvendësime, siç është thënë të përkohshme, në njërin nga sektorët më të rëndësishëm komunal, prej të cilit varet jo vetëm e tashmja, por edhe e ardhmja e vendit.

“Parregullsitë e skandalet e përfolura prej kohësh, të përcjella së fundi edhe me burgosje janë alarm se në këtë sektor duhet një intervenim serioz, jo vetëm nga qeveria lokale, por pas kësaj situate, edhe nga vetë Ministria e Arsimit e cila nuk duhet të rrijë duarkryq duke bërë sehir”, thuhet në reagim.

“Burgosja e pothuajse tërë personelit të Drejtorisë së Arsimit, si dhe për më keq edhe përfoljet e shumta, edhe për keqpërdorime të tjera në këtë fushë (disa prej të cilave të paraqitura edhe në raportet e auditimit të brendshëm e jashtëm) janë mëse të mjaftueshme për të treguar se është koha e fundit që Kryetari i Komunës, Ramadan Muja dhe qeveria lokale të ndërhyjë, për ta kthyer këtë sektor të ndjeshëm në binarët normal. Intervenimin sa më urgjent e bëjnë të domosdoshëm edhe dyshimet, se pos DKA-së keqpërdorimet janë shtrirë edhe tek disa drejtor shkollash, të cilët disa herë janë paraqitur në organet e drejtësisë”.

Forumi “Transparenca” shpreh habinë se si kryetari Muja, i cili jetën e ka kaluar në arsim i ka mbyllur sytë para kësaj gjendjeje, duke lejuar deri në këtë masë degradimin e arsimit, e duke lejuar që Prizreni i cili ka qenë shembull për të mirë edhe gjatë funksionimit para luftës, nëpër shtëpitë-shkolla, tashmë të kthehet në një shembull të keq, me një imazh negativ në vend. Padyshim që kjo gjendje, do të ketë pasoja, përfshirë edhe dekonspirimin, jo vetëm tek personeli arsimor, por edhe tek vet nxënësit dhe ata që janë të lidhur me arsimin.

“Kryetarit Muja i kërkojmë ndërhyrjen, jo në shkallën që të “suspenduarit” t’i zëvendësoi me familjarë të tij, por me ata që e njohin dhe duan arsimin dhe që reflektojnë, për ta tejkaluar sa më parë situatën e krijuar”.

“Po ashtu kërkojmë edhe nga PDK në pushtet që të kontribuojë për të dalë sa më parë nga kjo gjendje, pasi ky subjekt edhe ka përgjegjësinë para qytetarëve. Duke qenë të vetëdijshëm se PDK, udhëheqjen e sektorit të arsimit ia beson njerëzve të vet, atëherë për interesin e qytetarëve dhe të brezit të rinj kërkojmë që në këtë pozitë të dërgoi kuadrot e saj më të dëshmuara, e jo vetëm militantë partiak dhe servil, të cilët do ta katandisin edhe më tej edukimin prizrenas”.

“Me këtë rast shprehim edhe shqetësimin se njëri nga zyrtarët e arrestuar Reshit Kushaj, njëherësh është edhe në udhëheqjen komunale të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit. Konsiderojmë se SBASHK-u nuk duhet të hesht rreth kësaj çështjeje”, thuhet në reagim.

Forumi “Transparenca” po ashtu përkrah edhe nismën e organeve të drejtësisë në Prizren dhe kërkon edhe këmbëngultësinë e tyre në zbatim të ligjit për të mos lejuar që arsimi prizrenas të shndërrohet në një lëmsh, të cilit askush s’mund t’ia gjej fijen. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Suhareka mbyll sezonin e gjuetisë 2024-2025 bazuar në vendimin e MBPZHR-së

Shoqata e gjahtarëve “Theranda” që menaxhon vendgjuetinë e përbashkët në Komunën e Suharekës ka njoftuar se është mbyllur sezoni i gjuetisë për vitin 2024-2025. Menaxheri...

Si do të jetë moti në ditën e zgjedhjeve?

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale pritet të jenë nga...

Lajmet e Fundit