7.3 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

‘Transparenca’ kërkon transparencë

Sot është mbajtur tryeza me temën “Transparenca dhe llogaridhënia para publikut”, si aktivitet përmbyllës vjetor, që është organizuar nga Forumi ‘Transparenca’.

Anëtari i Forumit ‘Transparenca’, Hajrulla Çeku, tha se ky aktivitet përmbyllës përmbledh temat e diskutuara në kuadër të ciklit të debateve “Ballafaqim”, me një përqendrim në realizimin e premtimeve të dhënave gjatë kësaj periudhe, llogaridhënien para publikut për mos realizimin e tyre.

Më pas lidhur me temën e tryezës, ka qenë e zëshme në kritika ndaj pushtetit lokal rreth transparencës dhe llogaridhënies kuvendarja e LVV-së, Drita Millaku, duke thënë se këto çështje janë dëshmi e keqqeverisjes me Prizrenin.

Edhe kreu i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka kritikuar pushtetin lokal për mungesë të transparencës dhe llogaridhënies, dhe ka kërkuar masa konkrete në zgjidhjen e shumë problemeve të cilat sipas tij dëmtojnë interesat e qytetarëve.
Ndërkaq, shefi i zyrës për informim në komunën e Prizrenit, Ymer Berisha tha se, pushteti lokal është transparent në punën e vet, “por ka edhe vend për përmirësime”.

Gjatë kësaj tryeze është shfaqur një material i përgatitur në të cilin janë përmbledhur problemet dhe sfidat e identifikuara nga pjesëmarrës të debateve televizive, si dhe premtimet dhe zotimet e zyrtarëve të institucioneve të ndryshme në zgjidhjen e shumë problemeve, të cilat sipas asaj që u tha në aktivitet ende nuk kanë marrë ndonjë zgjidhje të kërkuar. /TV Prizreni/

Më Shumë

Pas një viti pezullim, zhbllokohet TikToku në Shqipëri

Me vendim të qeverisë, është hapur zyrtarisht Tiktoku në Shqipëri. Vendimi është marrë këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë, raporton TCh. “Vendimi nr.151,...

Finalja e Kupës në Prizren?

Finalja e Kupës së Kosovës në basketboll mund të mësojë shpejtë lokacionin e zhvillimit të saj. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, qyteti i Prizrenit mund ta...

Lajmet e Fundit