11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Banorët e Landovicës ankohen për ndotje ambienti

Landovica vazhdon të përballet me ndotje të vazhdueshme nga deponia mbi këtë fshat, kanë bërë të ditur të enjten banorët e këtij lokaliteti, nëpërmjet një reagimi.

Sipas tyre, me gjithë zërin protestues të banorëve, nuk janë marrë masa për ndalimin e ndotjes së mjedisit.

“Edhe pse banorët e fshatit Landovicë kanë ngre zërin për të protestuar ndaj ndotjes së përhershme nga deponia e vendosur mbi fshatin Landovicë, kjo dukuri tepër shqetësuese jo vetëm që nuk është ndërprerë nga organet kompetente, por ka vazhduar dhe vazhdon me një intensitet edhe më shqetësues”, thuhet në reagimin e banorëve.

Sipas shkresës së komunitetit, deri tashti ndotja e lumit të fshatit zakonisht ka ndodhur gjatë natës, ndërkohë që tashti kjo ndodh edhe në pikë të ditës dhe kjo pa u ndërprerë fare.

Më Shumë

Ligji i ri i trafikut: Për një muaj policia shqiptoi mbi 36 mijë gjoba

Policia ka bërë të ditur pwr dënimet që janë dhënë më së shpeshti për shkelësit e rregullave në trafik. 27 mijë e tre gjoba janë...

Fillon vendosja e shtresës së parë të asfaltit në rrugën e fshatit Vlashnje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë një njoftim  në Facebook, duke bërë të ditur fillimin e vendosjes së shtresës së parë...

Lajmet e Fundit