Arma e vrasjes së Cobain

Imazhet e pushkës me të cilën vrau veten lideri i Nirvana’s, Kurt Cobain, në 8 prill të vitit 1994, u bënë për herë të parë publike.

Policia e Seattle shfaqi fotot e papublikuara më parë në faqen e saj në internet.

Imazhet e realizuara në vitin 2015 tregojne një detektiv që mban në dorë pushkën. Policia nuk ka sqaruar përse i ka realizuar fotot një vit më parë dhe përse po i bën publike ato vetëm tani.

Mungesa më shumë se 20-vjeçare e imazheve të armës me të cilën u vra Cobain, vlerësohet si e dyshimtë, sipas disa komplotistëve që vazhdojnë të pretendojnë se rrethanat e vetëvrasjes së Cobain nuk janë zbardhur plotësisht.

Mëngjesin e 8 prillit të vitit 1994, trupi i liderit të Nirvana’s u gjet nga një elektricist në shtëpinë e tij, pranë liqenit të Washington’it.

 

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Lajmet e Fundit