5.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Tre persona arrestohen për degradim të mjedisit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar më 4 qershor 2025 një aksion kundër degradimit të mjedisit, në kuadër të angazhimit të saj për mbrojtjen e natyrës dhe pasurive mjedisore.

Sipas njoftimit, gjatë këtij aksioni janë arrestuar 19 persona dhe janë sekuestruar 40 mjete të dyshuara si mjete të kryerjes së veprës penale, përfshirë 10 kamionë, 15 eskavatorë dhe 15 makineri separimi, me një vlerë të përgjithshme rreth 2 milionë euro.

“Megjithatë, më 17 dhjetor 2025, vetëm disa muaj pas këtij aksioni, ka pasuar një tentativë tjetër për dëmtimin e mjedisit. Lidhur me këtë rast, tre persona janë arrestuar në flagrancë gjatë orëve të vona të natës, pasi kanë tentuar të eksploatojnë zhavorr në zonën përreth lumit Drini i Bardhë. Në këtë rast janë sekuestruar një kamion dhe një eskavator”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Tutje, Prokuroria bën të ditur se personat e arrestuar janë ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”, nga neni 338, si dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, nga neni 356 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Prizren do të vazhdojë të jetë vigjilente dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme që mund të shkaktojnë dëme të mëdha për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve”, thuhet në fund të njoftimit, duke apeluar për angazhim të përbashkët në ruajtjen e resurseve natyrore dhe respektimin e ligjit.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Vëllaznimin në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, skuadra Rahoveci 029 është forcuar në pozitën e...

Gjendet një trup i pajetë në Prizren, dyshohet për vdekje nga arma e zjarrit

Një trup i pajetë është gjetur para pak çastesh në qytetin e Prizrenit. Sipas informacioneve të para të Insajderi, dyshohet se vdekja e viktimës është...

Lajmet e Fundit