10.6 C
Prizren
E martë, 18 Nëntor, 2025

Tre të arrestuar për dhunë në familje në Malishevë dhe Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në Malishevë dhe Rahovec.

Sipas raportit në dy rastet që kanë ndodhur në Malishevë viktima të dhunës kanë qenë dy vajza dhe një grua, kurse në Rahovec viktimë ishte një grua.

Në tri rastet janë arrestuar të dyshuarit dhe janë dërguar në mbajtje.

Rastet e plota sipas raportit:

Malishevë 07.02.2022 – 09:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht vajzën e tije kosovare. Sipas viktimës i dyshuari (babai i saj) në mënyrë sistematike është duke ushtruar dhunë ndaj saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Malishevë 07.02.2022 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij dy viktimave femra kosovare. Si pasojë e dhunës viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rahovec 07.02.2022 – 22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Më Shumë

Sulmohet zyrtari i Postës së Kosovës në Prizren, arrestohet një i dyshuar

Një zyrtar i Postës së Kosovës është sulmuar mesditën e sotme në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e incidentit, viktima ka pësuar lëndime...

Bashkimi nuk ndalet: 6 fitore në 6 ndeshje

Derbi ‘ngjyroset’ portokallezi. Bashkimi ka triumfuar në derbin e javës së gjashtë të ProCredit Superligës, duke fituar ndaj GO+ Peja me shifrat 83:79 (26:19,...

Lajmet e Fundit