Treni godet per vdekje një afgan në Maqedoni

Një tren në Maqedoni e ka goditur për vdekje një migrant që ecte nëpër hekurudhë, afër Shkupit.

Ky është incidenti i dytë që përfshinë migrantët si viktima, brenda dy ditëve.

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, raporton se

një burrë 62 vjeçar nga Afganistani, është goditur për vdekje në Ilinden, lagje periferike e Shkupit, nga një tren që vinte nga Selaniku i Greqisë dhe ishte rrugës drejt Beogradit.

14 persona janë vrarë në aksidente të ngjajshme, natën e 23 prillit kur një tren goditi një grup migrantësh në Veles, në jug të Maqedonisë.

Viktimat nuk janë identifikuar, por besohet se janë nga Afgnistani dhe Somalia.

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit