16.9 C
Prizren
E enjte, 25 Shkurt, 2021

Treshja e pandalshme amerikane e Rahovecit

Isaiah Traylor ishte amerikani i parë që u prezantua te KB Rahoveci për sezonin 2020/21. Ai është i pari në listën e koshashënuesve si në skuadër ashtu edhe në Superligën e Kosovës, në stinorin vjeshtor që përfundoi të dielën.

Te Rahoveci edhe kishin pritur që Traylor të shquhej me shënimin e pikëve. Në njoftimin e publikuar pas angazhimit të tij, klubi vreshtar kishte paralajmëruar se Traylor pritet të jetë bartës i lojës. Më 3 tetor Rahoveci zyrtarizoi Traylorin, kurse pas tij edhe Marvin Jones (4 tetor) e Amadi Ikpeze (7 tetor).

Këta tre amerikanë e kanë udhëhequr Rahovecin drejt pozitës së parë në stinorin vjeshtor. Janë më efikasët te “vreshtarët” dhe lojtarët kryesorë së bashku me Alban Veselin.

“Djaloshi që së fundi djersiti fanellën e skuadrës Lakehead në Kanada është i gjatë 193 cm, teksa karakteristikë kryesore ka të jetë bartës i ekipit. Në dy sezonet e fundit ishte koshashënuesi më i mirë i skuadrës, me një mesatare prej 21,7 pikësh për ndeshje. Traylor pritet të jetë një nga pikat e forta të Bujar Locit në aspektin organizativ”, shkruante Rahoveci në “Facebook” për të huajin e parë.

Traylor po luan me një mesatare prej 25,2 pikësh për ndeshje, Jones më 21,8 dhe Ikpeze më 10,6 pikë e 13 kërcime. Në 14 ndeshje të zhvilluara në stinorin vjeshtor, Rahoveci ka regjistruar 11 fitore e tri humbje dhe prin në tabelë me 25 pikë të mbledhura.

Duke parë rezultatet e stinorit vjeshtor, amerikanët e Rahovecit po shpresojnë që ekipi i tyre mund ta mbyllë sezonin me një trofe, që do të ishte i pari në histori.

“Kur iu bashkova klubit, erdha me idenë për të pasur paraqitje të mira dhe ta ndihmoj, kurse tani besoj se të gjithë jemi komponuar mirë dhe mund të bëjmë diçka më shumë, ta mbyllim edicionin me trofe. Megjithatë, e rëndësishme është që të vazhdojmë të punojmë dhe të shkojmë ndeshje pas ndeshjeje”, tha Traylor, i cili insiston se mund të luajë edhe më mirë. “Natyrisht që asnjëherë nuk jam i kënaqur dhe mundohem të qëndroj me këmbë në tokë, të punoj dhe të vazhdoj me paraqitje edhe më të mira”.

Për Traylorin ky është edicioni i parë në Evropë, por edhe si profesionist. Ai çmon lart elitën e basketbollit kosovar dhe thotë se secila ndeshje pothuajse mund të llogaritet derbi për shkak të cilësisë pothuajse të barabartë të ekipeve.

“Sytë i kemi te trofeu, por do të shkojmë hap pas hapi. Basketbolli në Kosovë është shumë garues, kurse te Rahoveci kemi marrë përkrahjen e tifozëve me gjithë situatën me pandeminë. Po e shijoj kohën time në Kosovë dhe shpresoj që viti im i parë si profesionist të jetë i suksesshëm”, shtoi Traylor.

Ai insiston se së bashku me Ikpezen dhe Jonesin janë përshtatur shumë mirë te Rahoveci, gjë që ka ndikuar pozitivisht edhe në rezultatet e stinorit vjeshtor. Në përshtatjen e tyre të shpejtë kanë ndihmuar edhe lojtarët e tjerë, si dhe kryesia e klubit së bashku me trajnerin Bujar Loci.

“Jemi shumë të afërt me njëri tjetrin si në palestër ashtu edhe jashtë saj. E ndihmojmë njëri-tjetrin dhe e motivojmë kur është nevoja. Të gjithë në ekip jemi më të bashkuar se kurrë për ta sjellë trofeun e parë në qytet. Mendoj se do të ishte madhështore për të gjithë”, shtoi Traylor.

Edhe qendra Ikpeze në Kosovë po e luan vitin e tij të parë si profesionist. Te Rahoveci është transferuar nga kolegji amerikan “St. Bonaventure”. Edhe Ikpeze 22-vjeçar insiston se dëshira e tij është që ta shkruajë emrin në historinë e Rahovecit, të fitojë ndonjë trofe, ndonëse më me dëshirë titullin e kampionit.

“Kur kam ardhur e kam ditur se kemi potencial në ekip, por nuk kam pritur që të reagojmë kaq shpejt. Së bashku me dy amerikanët e tjerë kemi krijuar lidhje të shpejtë edhe me pjesën tjetër të ekipit dhe së bashku me trajnerin po kujdesemi vetëm për fitore. Deri më tani kemi luajtur shumë mirë dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm”, pranoi Ikpeze. “Në çdo ndeshje e japim më të mirën nga vetja dhe kur ka angazhim, atëherë nuk mungon as rezultati. Dhe, po, përfundimisht dua të ndihmoj Rahovecin ta fitojë titullin këtë edicion. Shpresoj të kem fatin ta shijoj trofeun e parë si profesionist me këtë fanellë”.

Amerikani tjetër, Marvin Jones ka përvojë në Evropë dhe ka fituar edhe trofe. Ai edicionin e shkuar ishte pjesë e ekipit Goga Basket nga Shqipëria me të cilin fitoi Kupën.

“Jones e njeh mjaft mirë elitën tonë, ku edhe presin që të adaptohet menjëherë në parket”, kishte shkruar Rahoveci për amerikanin e gjatë 193 centimetra.

Rahoveci ka pasur fat me të huajt, që janë stabilizuar dhe po shfaqin cilësi. Por mbetet të shihet nëse ka fond të mjaftueshëm të lojtarëve vendorë për të ruajtur vendin e parë./KOHA/

https://www.koha.net/sport/253739/treshja-e-pandalshme-amerikane-e-rahovecit/

Më Shumë

Shefi i UNICEF-it: Duket sikur jam i vetmi me maskë në Prizren

Shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, gjatë një vizite në Prizren, ka kritikuar për mos vendosjen e maskave kundër COVID-19. Përmes një...

Rrëfim rrëqethës i Agim Zeqirit, nga Celina:Katër kufoma ishin pa kokë!

Njeriu mund të bindet për kuptimin e lirisë posa hyn në fshatin Celinë dhe sheh me sy të vet gjithë atë shkatërrim e mjerim që...

Pacientët nga Shqipëria dynden drejt Spitalit të Prizrenit: Këtu nuk na kërkojnë para

Dhjetëra qytetarë nga Shqipëria kanë zgjedhur të kurohen kundër Covid-19 në spitalin e Prizrenit, teksa shtretërit në 4 spitalet Covid ne Tirane janë ezauruar...

Ky është shteti që ka regjistruar vetëm një viktimë nga Covid-19

Derisa shumë shtete po regjistrojnë qindra mijëra viktima nga Covid-19, Butani aktualisht është i vetmi vend në botë ku vetëm një person ka vdekur...

376 gjoba për qytetarët që shkelën rregullat e pandemisë

Qytetarët po vazhdojnë të gjobiten për shkelje të rregullave kundër pandemisë. Vetëm gjatë 24 orëve janë shqiptuar 376 tiketa. Po ashtu, numër i madh tiketash janë...

Formula 1 do të rikthehet në Afrikë

Formula 1 synon të rikthehet në Afrikë, aty ku prej vitit 1993 nuk zhvillohet asnjë garë në këtë sport. Ai që po këmbëngul për...

88 vjet pa atdhetarin dhe publicistin Hilë Mosi

88 vjet më parë ndërroi jetë në Tiranë Hilë Mosi (1885-1933), një ndër personalitetet e letrave e kulturës shqipe, gazetar, shkrimtar, përkthyes, anëtar i...

Rikthehet Superliga e Kosovës në basketboll

Pas ndeshjeve në Kupë dhe dy ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës, sot (e mërkurë) rikthehet Superliga e Kosovës në basketboll. Gjatë ditës së sotme do...

Gjendet i pajetë mësimdhënësi nga Rahoveci

Është gjetur i pajetë mësimdhënësi nga Rahoveci, Naim Gashi. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi. “Sapo jam njoftuar nga...

Tre të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (84 vjeç), Gjilan...

A ua la shenjë largimi i Vjosa Osmanit dhe pse po garon për kryetar të LDK’së, tregon Quni

Ish-ministri dhe kandidati për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, Anton Quni, ka konfirmuar kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Quni ka...

Këta persona do të vaksinohen të parët kundër COVID-19 në Kosovë

Kosova ende nuk është furnizuar me asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, ndonëse shumë shtete tashmë kanë vaksinuar një pjesë të popullsisë. Dozat e...

Beqarët janë më kreativë dhe performojnë më mirë në punë

Të jesh beqar, ka avantazhe, edhe në karrierë. Se paku kështu mendojnë disa kërkues ne Universitetin zviceran te Bazel-it, te cilët kane vërtetuar se...

Zafa nuk i ndahet fesë, citon shokun profetit Muhamed

Zyrtari i NISMA-s së Fatmir Limajt, Zafir Berisha, nuk ka arritur të futet në Kuvend si deputet meqë partia e tij nuk e ka...

Sulm fizik në Krushë të Madhe

Një person është sulmuar fizikisht nga tre të tjerë në fshatin Krushë të Madhe. Viktima ka pësuar lëndime trupore. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë...

Qeveria spanjolle jep leje për zhvillimin e ndeshjes me Kosovën në Spanjë

Qeveria e Spanjës e ka dhënë lejen për zhvillimin e ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2022 mes Kombëtares spanjolle dhe asaj kosovare në Spanjë, duke...

Lajmet e Fundit