10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Tri mesazhe për protestën e nesërme!

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, ka përcjell tri mesazhe për protestën e nesërme, që do ta mbajë opozita në Prishtinë.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka kërkuar nga protestuesit që të protestojnë me dinjitet, ndërsa nga qeveria ka kërkuar që mos ta luajë rolin e tensionuesve. Dhe për Policinë e Kosovës, Ramadani ka thënë se duhet të sillet profesionalisht, që mos t’i trajtojë protestuesit sikur të jenë armiq.

Deklarata e plotë e Burim Ramadanit:

Tri mesazhe për protestën e nesërme!

1. PËR PROTESTUESIT:
Protestoni me dinjitet, me qytetari dhe vendosmëri për realizimin e kërkesave. Mos e identifikoni Qeverinë me shtetin. Shtetin duhet ta zhvillojmë së bashku, me dije, angazhim dhe stabilitet. Respektojeni Policinë dhe respektojeni veten!

2. PËR QEVERINË:
Mos luani rolin e tensionuesve. Mos u bëni nxitës me deklarata të pamatura. Dëgjoni kërkesat e protestuesve, respektoni protestuesit. Janë qytetarë të Republikës së Kosovës. Jeni aty për t’i shërbyer të gjithëve, pra edhe atyre që ju kanë votuar, edhe atyre që s’ju kanë votuar. Edhe atyre që pajtohen me ju, edhe atyre që nuk pajtohen me ju.

3. PËR POLICINË:
Mos e mbivlerësoni rrezikun e sigurisë. Profesionalizmi është baza e vetme mbi të cilën duhet ta vlerësoni gjendjen e sigurisë. Mos i trajtoni protestuesit sikur të jenë armiq. Mos e sfidoni kapacitetin policor për kontrollin e masave. Silluni vetëm profesionalisht!

Shteti, siguria dhe demokracia janë përgjegjësi e të gjithë neve. Dinjiteti qytetar duhet të promovohet dhe të forcohet edhe përmes institucioneve, në përgjithësi, edhe përmes presionit qytetar, në momente të veçanta.

E shtuna le të jetë ditë reflektimi për politikën kosovare, qoftë Qeverinë, qoftë opozitën. Për atë që mund të bëjmë më shumë e më mirë për shtetin tonë të përbashkët.

Asgjë më pak, asgjë më shumë.

Më Shumë

S’është në Evropë, por në Kosovë – fshati Bellanicë shembull për të tjerët

Nuk është në Evropë por në Kosovë. Bëhet fjalë për fshatin Bellanicë në Malishevë. Bukuria, pastërtia e pamja mahnitëse janë disa nga karekteristikat e këtij...

Po kërkohen ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e Ligjit për...

Lajmet e Fundit