Hashim Thaçi po përgatit skenar për të prishur protestën

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha parashikon se zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, po përgatit skenar për të prishur protestën e së shtunës. Ai thotë se “Thaçi bashkë me bandat e tij”, po bënë çmos që protestave t’i japë drejtim tjetër.

“Kryeproletari Hashim Thaçi në seancën e Kuvendit paragjykoi protestën e paralajmëruar nga opozita që pritet të zhvillohet ditën e shtunë. Ai është një nga njerëzit, i cili ka qëndruar në pushtet dhe në krye të partisë së tij fal vënies në jetë të metodave makieveliste”, thotë Berisha.

Sipas tij, Thaçi për të ruajtur vasalitetin e tij mbi partinë dhe pushtetin,nuk përton të sajojë plane për të mbrojtur vetën sa herë që i rrezikohet.

“Nga frika e nismave opozitare, siç janë protestat e fundit, të cilat kanë rezultuar gjithnjë e më masive si nga prania e madhe shoqërisë civile dhe mbështetjes në masë nga ana e qytetarëve, ai në pozicionin e njeriut të trembur, paragjykon protestë”.

“Preokupohet për protestën paqësore të opozitës dhe paralajmëron se ajo është e prirur për të ndjellë dhunë”.

“Fjalimi i tij na bën të mendojmë se Thaçi me bandën e tij, pas perdeve të Kryeministrisë, po përgatitet të ndreq ndonjë skenar të rrezikshëm me njësitet parapolitike vetëm e vetëm për t’i dhënë protestës drejtimin që ai dëshiron”.

“Por skenarët e tij tashmë janë bërë të lexueshme dhe shumë të kollajshëm për t’u kuptuar nga qytetarët e Kosovës”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit