11.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Tri orë me Thaçin, tri me Veselin – Totaj tregon se çka i thanë ata për fitoren në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli u ndjenë shumë mirë kur u vizituan nga ai në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Totaj tha në Frontal të T7 se Thaçi dhe Veseli janë shumë mirë fizikisht dhe moralisht dhe se i përcjellin zhvillimet në Kosovë.

Por Totaj theksoi edhe një detaj nga vizita e tij te Thaçi dhe Veseli. Ata – thotë Totaj – ishin shumë të lumtur me fitoren e tij në Prizren në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

“Janë të fokusuar, i përcjellin zhvillimet dhe natyrisht se përveç tjerash kanë qenë shumë të plotësuar kisha me thënë me fitoren që ne e kemi pasë me garën në Prizren”, tha ai.

“Natyrisht se na e kanë uruar neve fitoren dhe na kanë treguar se e kanë përjetuar shumë mirë dhe se kanë pasur një kënaqësi të veçantë për këtë fitore që e kemi realizuar në Prizren”, shtoi Totaj.

Për politikë, Totaj tha se ka biseduar pak me dy ish-liderët e PDK-së.

“Vizita ka zgjatë tri orë te Z. Thaçi dhe tri orë te Z. Veseli. Ata kanë qenë të përmalluar për të biseduar”, tha ai.

Totaj theksoi se ata kanë qasje të kufizuar në internet dhe mund të merren me aktivitete sportive e lexim.

Ndiqeni këtu emisionin Frontal.

Më Shumë

Prizren/ Dorëzohet në polici një i dënuar me mbi 6 vite burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i kërkuar nga drejtësia është dorëzuar në polici dhe më pas është dërguar për vuajtjen e...

Lëndohen katër policë gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në fshatin Samadraxhë të...

Lajmet e Fundit