9.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Triumfi amerikan i Bashkimit

Khadija Brown-Haywood po i shijon ditët e fundit në qytetin e Prizrenit, derisa Anastasia Williams i dha fund aventurës së saj në Kosovë për t’u kthyer në SHBA, saktësisht në qytetin e New Yorkut.

Amerikanet Brown-Haywood dhe Williams ishin basketbolliste të Bashkimit në pjesën e dytë të edicionit 2017/18 në Ligën e Femrave, shkruan sot “Koha Ditore”. Njëherësh këto ishin përforcimet e para nga SHBA-ja në basketbollin femëror dhe ndihmuan ekipin e Bashkimit të fitojë titullin e kampionit, pas shtatë vjetësh.

“Dua të falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen gjatë këtyre tre muajve. Ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme”, ishte postimi i Williamsit në rrjetet sociale përpara se të largohej nga Kosova, të martën.

Ndërkohë Brown-Haywood në fillim të javës së ardhshme do të kthehet në shtëpi. Ajo së bashku me bashkëkombësen tjetër në tre muajt e fundit kanë djersitur fanellën portokalli. Gjatë kësaj periudhe, Bashkimi ka regjistruar 14 fitore në po aq ndeshje të zhvilluara.

Ishte ekipi i vetëm në Ligën e Femrave pa humbje në pjesën e dytë të këtij edicioni. Në serinë gjysmëfinale të plejofit, triumfoi 2:0 ndaj ProBet Prishtinës, kurse në finale mposhti 3:0 Penzën, që ishte kampione e stinorit paraprak…

Më Shumë

Fundjava e ‘nxehtë’ në Superligë, vëmendja në Suharekë

Xhiro e 24-të e Superligës se Kosovës na jep një javë me emocione ku sytë do të jenë te derbi kryesor i javës, Ballkani...

Bashkimi kampion i Ligës Unike për femra

Bashkimi është shpallur kampione e Ligës Unike për femra për edicionin 2026, pasi triumfoi në finalen e madhe ndaj Pejës 03. Finalja u zhvillua në...

Lajmet e Fundit