3.8 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Trump po shqyrton mundësinë e vizitës në Irak e Afganistan

Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se po shqyrton mundësinë e vizitës së trupave ushtarake amerikane në Irak e Afganistan, pasi deri më tani zyra e Presidentit ka qenë shumë e shqetësuar për sigurinë e tij.

“Ai po frikësohet se dikush mund ta vrasë” ka thënë një burim brenda Shtëpisë së Bardhë për mediat.

Donald Trump në një intervistë para disa ditëve, kishte deklaruar se po ka një agjendë shumë të ngarkuar dhe nuk po ka kohë për vizita, përcjell Ballkani.info.

Këto deklarata të Presidentit Amerikan, kanë ngjallur reagime të shumta tek publiku dhe mediat, të cilat e kanë kritikuar së tepërmi kohëve të fundit.

Presidenti Trump ishte kritikuar edhe për mos vizitën e Kompleksit Memorial të ushtarëve amerikan, të vdekur gjatë Luftës së Parë Botërore në Francë, veprim ky që ishte arsyetuar nga Presidenti aktual amerikan, duke thënë se moti ishte i keq.

Mediat amerikane dhe britaneze kanë përmendur vizitat në Afganistan të Presidentit paraprak të SHBA-së, Barack Obama, i cili gjatë mandatit të tij kishte bërë vizita surprizë tre herë vetëm në Afganistan.

“Vizitat apo udhëtimet zyrtare, janë diçka që çdo President modern i bën. Gjorgj Bush, për Ditën e Falenderimeve shkoi në Arabinë Saudite, Bill Klinton shkoi në Kosovë në mandatin e tij të Presidentit, e vizitat me rrezikshmëri nuk ishin bërë publike” ka cituar DailyMail, transmeton Ballkani.info.

Kujtojmë se edhe pse morri votat e shumicës për postin e Presidentit, Donald Trump është në shënjestër të mediave amerikane për shumë veprime të tij, pasi që me vendimet e fundit po rrezikon edhe marrëdhëniet diplomatike me shtetet Evropiane.

Më Shumë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Rahovec, marrin para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Patoqan të Ulët të Rahovecit. Sipas policisë në cak të hajnave kanë qenë stolitë...

Ish-zëvendësministri Hoxha: Kosova është në krah të SHBA-së, s’ka vend për panik se mund të ketë sulme

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, në një prononcim për FrontOnline është deklaruar lidhur me thirrjet në rrjetet sociale ku disa përdorues serbë...

Lajmet e Fundit