14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Trump: SHBA-ja është e gatshme t’i godasë 52 lokacione iraniane nëse Tehrani sulmon amerikanët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka paralajmëruar Iranin që SHBA është duke targetuar 52 vende iraniane dhe do t’i sulmojë “shumë shpejtë dhe shumë fuqishëm” nëse Tehrani sulmon amerikanët dhe asetet amerikane.

Këto deklarata erdhën pasi SHBA-ja vrau gjeneralin iranian, Qasem Soleiman, përmes një sulmi me dron.

Vrasja e Solemanit ishte një eskalim i marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe Irani paralajmëroi se do të marrë hakmarrje, transmeton Koha.net.

Duke shkruar në Twitter, Trump e akuzoi Iranin “se po flet me guxim për shenjëstrimin e aseteve të SHBA-së”.

Ai tha se i ka identifikuar 52 lokacione iraniane, disa prej të cilave kanë rëndësi shumë të madhe për Iranin dhe kulturën e këtij vendi, dhe paralajmëroi se ato do të goditen shumë shpejt dhe fuqishëm, nëse Irani i sulmon Shtetet e Bashkuara, transmeton BBC.

Trump tha se kjo shifër e paraqet numrin e pengjeve amerikane që u mbajtën të ngujuar për më shumë se një vit nga Irani pasi ishin rrëmbyer nga ambasada amerikane në Tehran.

Më Shumë

Një dekadë nga pranimi në FIFA

Sot shënojmë me krenari 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA, një moment historik ku FFK u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më...

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

Lajmet e Fundit