Trumpi i shkruan Erdoganit: Mos bëj të fortin, mos u bëj budalla

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i ka dërguar një letër atij turk, Recep Tayyip Erdogan, se nëse sulmet në Siri nuk zgjidhen në mënyrë njerëzore, do ta shkatërrojë ekonominë turke.

Trumpi, siç raporton The Guardian, e ka kërcënuar homologun e tij turk me fjalë si “Mos u bëj budalla”.

Gazetarja amerikane e Fox Bussines, Trish Regan, ka publikuar letrën e Trumpit që ia ka dërguar presidentit turk Erdogan. Në këtë letër, presidenti amerikan i kërkon Erdoganit të bëjë marrëveshje me kurdët e Sirisë, ose historia do ta ndëshkonte si “djall” dhe SHBA-të do ta shkatërronin ekonominë e Turqisë, transmeton Koha.net.

“S’do të duash të jesh përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve. Dhe unë s’dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke. Dhe kam për ta bërë”, kërcënon Trumpi në letrën e shkruar më 9 Tetor.

Trumpi i bën thirrje Erdoganit të bëjë marrëveshje paqësore me Forcat Demokratike Siriane, duke theksuar se gjenerali kurd, Mazllum Kobani, do të ishte i gatshëm të bënte lëshime që nuk do t’i kishin bërë kurrë më parë.

“Mos bëj të fortin. Mos u bëj budalla”, i shkruan Trumpi presidentit turk ndër të tjera, duke shtuar “Do t’ju thërras më vonë”.

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit