14.9 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Tubime deri në 500 mijë euro

Thaci ne fushateKanë nisur me fushata që kushtojnë dhjetëra mijëra euro, që deri në fund të fushatës shpenzimet e partive politike të arrijnë dhe shifra milionëshe. Ndonëse kostoja e shpenzimeve po mbahet sekret nga shumica e partive, ajo që kanë deklaruar, sillet nga 250 mijë euro minimalja në 500 mijë euro maksimalja.

Fillimi i fushatës më 3 nëntor ka ndryshuar pamjen e qyteteve të vendit jo vetëm me posterë apo afishe që janë vendosur edhe nëpër vendet e ndaluara, por edhe me tubimet zgjedhore, pamja e të cilave duke filluar nga ndriçimi, fishekzjarrët, buqetat me lule, transporti i militantëve nëpër tubime… po zgjerohet me pompozitet.

Një tubim zgjedhor që llogaritet më i shtrenjti ku përfshihet ndriçimi, bina, zërimi, salla arrin deri në 1500- 2000 euro. Ndërsa, aty ku hyn sërish ndriçimi, bina, zërimi, salla dhe i shtohen edhe këngëtarët që shihen jo rrallë tek hapin tubimet, e që pjesëmarrja e tyre me pagesë nuk dallon shumë nga ajo e dasmave, e cila sillet prej 3000 deri në 5000 euro, pastaj fishekzjarrët, buqetat e shumta me lule, transporti, fanella e flamuj me logo dhe vulë të partive… e rrisin koston e një tubimi (mbi) 5000 euro.

Valon Tolaj, përgjegjës për financa në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se AAK-ja nuk ka një raport të saktë lidhur me financat dhe nuk mund të dalin me deklarime zyrtare sa po kushton fushata. Një raport i tillë, sipas tij, mund të bëhet vetëm në përfundim të fushatës./Zëri/

Më Shumë

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e 4 Parodistëve të Vlorës

Arti dhe skena shqiptare janë në zi. Në moshën 79-vjeçare ka ndërruar jetë Mane Lumani, aktori i njohur vlonjat dhe një nga anëtarët historikë...

Liria e pandalshme nën drejtimin e Ismet Munishit

Liria e Prizrenit po kalon një moment të artë në Ligën e Parë të Kosovës, duke regjistruar tri fitore radhazi nën drejtimin e trajnerit...

Lajmet e Fundit