4.5 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Turqia nis me tarifat hakmarrëse kundër SHBA-së

Turqia do të nisë të zbatojë tarifa kundër Shteteve të Bashkuara, në përgjigje të taksave që u ka vënë SHBA-ja importeve të saj të aluminit dhe çelikut.

Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybecku, tha se, nga sot, tarifa do të vihen mbi importet e qymyrit, letrës, arrave, bajameve, duhanit, orizit të papërpunuar, uiskit, automobilave dhe kozmetikës.

“Tarifat janë proporcionale, të matura dhe të dizajnuara për të mbrojtur interesat e Turqisë,”, tha Zeybecku.

Vendimi vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi taksë 25% mbi importet e çelikut dhe 10% mbi ato të aluminit nga Evropa, Kanadaja, Meksika dhe aleatë të tjerë të SHBA-së.

 

Shtetet e Bashkuara janë vendi i pestë më i madh ku Turqia eksporton mallrat e saj dhe vëllimi i tregtisë, në vitin 2017, ka arritur në 20.6 miliardë dollarë.

Nga nesër, tarifa hakmarrëse kundër SHBA-së do të nisë të zbatojë edhe Bashkimi Evropian.

Ekspertët kanë tërhequr vërejtjen për luftë të mundshme tregtare.

Më Shumë

Abrashi: Presim të fitojmë mbi 50 për qind

Kandidati për deputet nga LVV-ja, Artan Abrashi, tha për RTV21 se ky subjekt politik po hyn në zgjedhje me një program të qartë dhe...

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” ku vdiqën dy gra nga Shqipëria

Nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e së premtes mes një veture dhe një kamioni që transportonte mallra në autostradën “Ibrahim Rugova”, humbën...

Lajmet e Fundit