10.3 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Turqia premton vazhdimin e mbështetjes të projekteve kulturore në Kosovë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilicim Kiliç. Gjatë këtij takimi njohës, sipas njoftimit për media, ata biseduan për projektet e përbashkëta në të cilat Kosova e Turqia kanë bashkëpunuar deri më tani, si dhe vazhdimin e mëtejmë të tyre.

Ministri Gashi e falënderoi ambasadoren dhe përmes saj shprehu mirënjohjen për Republikën e Turqisë në përkrahje të Republikës së Kosovës dhe të kontributit të shtetit turk dhënë për Kosovën në përgjithësi, e në veçanti për fushat në të cilat është përgjegjëse MKRS-ja.

Ministri tha së është në gatishmëri dhe shërbim të plotë për thellim të bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve konkrete, me theks, në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Turqia ka qenë dhe mbetet partner i çmuar i shtetit të Kosovës, u shpreh ministri.

Ndërkaq ambasadorja turke Kiliç, e uroi ministrin Gashi për detyrën e re dhe e premtoi se bashkëpunimi dhe përkrahja ndaj MKRS-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Mysafirët e informuan ministrin për projektet që janë realizuar deri më tani, sidomos në restaurimin e shumë objekteve të trashëgiminë kulturore, duke u shprehur të hapur për mbështetje të mëtejme si në trashëgimi, por edhe në kulturë, rini e sport.

Ajo theksoi se Turqia e Kosova do të vazhdojnë të jenë përkrah njëra-tjetrës edhe në të ardhmen dhe rikonfirmoi se mbështetja e Ambasadës në projekte të ndryshme do të vazhdojë dhe bashkëpunimi do të thellohet edhe më tej.

Më Shumë

Albulena Haxhiu: Don Kelmend Spaqi, meshtar dhe patriot që i shërbeu njerëzimit në kohët më të vështira

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mbajtur fjalë rasti në meshën kushtuar Don Kelmend Spaqi, duke e vlerësuar lart figurën...

Prizrenasit në hall të madh me qentë endacakë

Qytetarët e Prizrenit, sidomos gjatë dimrit janë ballafaquar me problemin e qenve endacakë. Shumë prindër janë detyruar që fëmijët e tyre t’i përcjellin për në...

Lajmet e Fundit