13.2 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Tyson Fury i dërgon mesazh Joshuas: Askush s’më mund dot, jam si një ushtar bionik

Pak orë pas lajmit se dy boksierët kampionë bote në peshën e rëndë kanë firmosur marrëveshjen për të zhvilluar dy duele gjatë vitit 2021, Tyson Fury ka nisur “sfidën”, duke paralajmëruar rivalin Anthony Joshua.

Fury, që mban titullin e kategorisë WBC, 30 fitore, 0 humbje e 1 barazim në karrierën e tij, u shpreh se askush nuk mund ta mposhtë atë. Ai e ka krahasuar vetem me një luftëtar bionik, si ata të filmave me aksion.

Kam 13 vjet që kërkoj të pushtoj botën. Gjithnjë kam qenë në kërkim të sfidave. Gjithnjë kërkoj një person që të më mposhtë në ring, por askush nuk ia ka dalë mbanë”, u shpreh Tyson Fury.

 

Përgjigjja është e thjeshtë. Nuk ka një person që mund të më mposhtë në ring. Unë jam si një ushtar bionik, që nuk mund ta mposhtësh dot. Kështu do të jetë edhe pas duelit me Joshua”, tha Fury.

Më Shumë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Rahovec, marrin para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Patoqan të Ulët të Rahovecit. Sipas policisë në cak të hajnave kanë qenë stolitë...

“Me armë në studio pas mosmarrëveshje rreth një borxhi”- Ja si ndodhi rasti ku Gjesti mbeti i arrestuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e paraburgimit për këngëtarin Besart Kelmendi i njohur...

Lajmet e Fundit