Tyson Fury tallet me Joshuan dhe Usyk: Mund t’i mposht të dy në të njëjtën natë

Tyson Fury paralajmëroi pensionimin e tij vetëm pak ditë më parë.

Megjithatë, Fury duket se e ka ndërruar mendjen pas duelit për kampion bote të peshave të rënda mes Joshua dhe Usyk, ku ky I fundit u rikonfirmua si kampion, përcjell GazetaBlic Sport.

Në një video të publikuar nga “DAZN Boxing” në Twitter, Fury ndëgjohet duke thënë se ishte ndeshja më e dobët në histori të peshave të rënda për kampion bote.

“Duhet të tregohem i sinqertë me ju djema, ata dy ishin të tmerrshëm. Është ndeshja më e keqe që unë kam parë ndonjëherë. Do i mposhtja të dy në të njëjtën natë”, ndëgjohet të ketë thënë “Gippsy King”.

Më Shumë

DKA në Prizren diskuton me Ambasadën turke për bashkëpunim në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, së bashku me zyrtarin Ferdi Kovaç, kanë pritur në takim këshilltarin për Arsim në Ambasadën e...

Të rinjtë e Lirisë “shkatërrojnë” Albionët me rezultat të thellë 10:0

Futbollistët e rinj të Shkollës së Futbollit Liria U15-B kanë shënuar fitore bindëse sot ndaj Shkollës së Futbollit Albionët U15 me rezultat të thellë...

Lajmet e Fundit