14.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

U godit nga rrufeja, vdes 42 vjeçari nga Rahoveci

Ka vdekur 42-vjeçari nga Fortesa e Rahovecit, i cili ishte goditur nga rrufeja para pak ditësh, teksa po punonte në arën e tij.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka lëshuar edhe faqja në Facebook e fshatit Fortesë.

 

U godit nga rrufeja, vdes 42-vjeçari nga Rahoveci

Lajme

Gazeta Express

11/07/2022 9:21

Ka vdekur 42-vjeçari nga Fortesa e Rahovecit, i cili ishte goditur nga rrufeja para pak ditësh, teksa po punonte në arën e tij.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka lëshuar edhe faqja në Facebook e fshatit Fortesë.

“Ka vdekur në moshën 42 vjeçare Feriz (Reshit) Gashi nga Fortesa, varrimi i të ndjerit bëhet sot, 11 korrik 2022, në ora 17:00, në varrezat e fshatit.  U shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve, bashkëfshatarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën! Prehu në paqe Izë!”.

Më 6 korrik, Policia e Kosovës e kishte konfirmuar për mediat që Gashi ishte goditur nga rrufeja dhe se ai kishte qenë në gjendje të rëndë.

 

“Një person i moshës madhore është goditur nga rrufeja në fshatin Bellacerkë. Prej familjarëve, personi është dërguar në Rahovec dhe për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”, kishte dekluar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Shemsi Elezaj. /RahoPress

Më Shumë

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Parregullsi në spitalin e Prizrenit me Hemodializë, lirohet nga detyra kryeinfermieri

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka njoftuar se ka nisur një proces të monitorimit dhe mbikëqyrjes në të gjitha repartet,...

Lajmet e Fundit