18.4 C
Prizren
E premte, 14 Mars, 2025

U mbajt seance e dytë e Kuvendit në Prizren

Të enjten është mbajtur mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit të Prizrenit, në të cilën janë debatuar një mori çështjesh dhe pika të rendit të ditës. Në seancën e radhës së organit më të lartë legjislativ në Prizren, në fillim të saj ka dominuar pika që kishte të bëntë me pyetjet e kuvendarëve dhe përgjigjen e dhënë nga disa drejtorë të ekzekutivit komunal.

Këshilltarja e Nismës Socialdemokrate, Ganimete Hoxha- Babuna,dhe ai i LDK-së, Haziz Hodaj, sërish kanë ngritur shqetësimin e mungesës së ujit të pijes për banorët e mbarë komunës e në veçanti atyre të fshatit Vlashnje dhe Gjonaj. Ata kërkuan që organet kompetente komunale të bashkëpunojnë ngushtë me drejtuesit e KRU “: Hidroregjioni jugor”, për zgjidhjen e këtij problemi të vjetër po jetik për qytetarët.

Agnesa Sinanaj nga AAK, ka ngritur çështjen e shpronësimit të një pronë në fshatin Shkozë, për të gjetur një zgjidhje për ndërtimin e një objekti të ri shkollor në këtë lokalitet, pasi objekti aktual është në gjendje të mjerueshme. Ndërkaq, edhe kuvendarja e PDK-së, Sherife Bllaca, ka kërkuar intervenim urgjent në rregullimin e çatisë dhe të një sallë të edukatës fizike në shkollën “ Ibrahim Fehmiu” , në Arbanë.

Kurse kuvendari i LDK-së, Petrit Hoxhaj, ka reaguar rreth një rasti të konkursit për mësimdhënës në fshatin Vlashnje te një kandidateje, e cila sipas tij, nuk është pranuar në punë për shkak se ajo mban mbulesë, dhe për këtë arsye ka kërkuar sqarime nga drejtori i Arsimit, por edhe për raste të tjera.

Duke u përgjigjur në pyetjet e parashtruara, drejtori i Arsimit , Skender Susuri, tha se ai do të angazhohet maksimalisht për shkollën e Shkozës dhe atë të lagjes Arbana, ndërsa rreth mospranimit në punë të kandidates me mbulesë në Vlashnje, tha se ai pasi ka pranuar ankesën e kandidates, menjëherë ka ngritur një komision të pavarur për të hetuar rastin, dhe në rast se zbulohen shkelje ligjore, konkursi në fjalë të do anulohet, është zotuar ai. Më pas, kuvendarët kanë diskutuar edhe për pikat tjera të rendit të ditës, ndërsa pjesë e kësaj seance për herë të parë nuk ishte kryetari i komunës, Mytaher Haskuka./TV Prizreni/

Më Shumë

Ndërtimi i rrethrrotullimit në “Bazhdarhane” – Bllokime dhe rrugë alternative nga 14 marsi

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka njoftuar se nga nesër, më 14 mars 2025, do të fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit në rrugën “Adem...

7 Marsi në Prizren: Nderim për mësuesit dhe kontributin e tyre në edukimin e brezave të rinjtë

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren organizoi sot manifestim të veçantë në Shtëpinë e Kulturës "Xhemajli Berisha" për nder të 7 Marsit – Ditës...

Lajmet e Fundit